Ballina Aktualitet Kosovë Tragjedi/ Nënë e bir ndërrojnë jetë nga virusi

Tragjedi/ Nënë e bir ndërrojnë jetë nga virusi

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Kosovë, pasi nënë e bir kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i ka shprehur ngushëllimet familjes Ahmeti.

“E nderuara familje Ahmeti, Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra.

Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju! Ngushëllime”, shkruan Latifi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews