Në këtë kohë të vdekjeje të shumta sigurisht që secili e ka vendin e tij, por unë dua ta postoj këtë fotografi me Agën Mensur, sepse ai ka qenë shumë i veçantë. Ndonëse me shkollim të paktë formal, kjo për shkak të kushteve dhe kohës, ai ka qenë ndër njerëzit më të lexueshëm që i kam takuar. Librat që ai i lexonte ishin faqe me shumë shënime e citate, sepse ai i lexonte ato nga disa herë dhe me shumë nënvizime.
E përveçse ishte një thesar i dijes, ai ishte mësuesi i Kuranit për shumë të rinj e të reja, që sot – falë edukatës së marrë nga Aga Mensur – janë njerëz të pjekur dhe të dobishëm në shoqërinë tonë.
Zoti e pastë shpërblyer Agën Mensur dhe inshaallah na e zëvendëson atë me njerëz të tjerë të mirë.
Qoftë xheneti banesa e tij e fundit!
Afrim Gashi







![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






