Ballina Bota Uragani Ida godet New York-un, shpallet gjendja e jashtëzakonshme (VIDEO)

Uragani Ida godet New York-un, shpallet gjendja e jashtëzakonshme (VIDEO)

Një New York është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi qyteti u godit nga reshje të dendura shiu që sollën përmbytje si pasojë e e stuhisë tropikale Ida.

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti “po përjetonte një ngjarje historike të motit” me “përmbytje bru*tale” dhe “kushte të rrezi*kshme” në rrugë.

Pamjet në mediat sociale treguan ujin që derdhej në stacionet e metrosë dhe shtëpitë. New Jersey gjithashtu shpalli emergjencë dhe raportoi të paktën një viktimë.

Një person u mbyt në Passaic, New Jersey, tha kryebashkiaku lokal, një tornado gjithashtu shkatërroi të paktën nëntë shtëpi në Mullica Hill, në të njëjtin shtet.

Kulmi i një ndërtese postare u shemb në Kearny, New Jersey, me njerëz brenda në atë kohë, tha policia. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, por nuk është e qartë se sa të lënduar mund të ketë. g.v/abcnews.al

https://youtu.be/n5SuNoaPv2A

@tn.lajmelokale
@tetovanews