Ballina Aktualitet Kosovë “Është në gjendje shumë të keqe”, flet avokati i shoferit që shkaktoi...

“Është në gjendje shumë të keqe”, flet avokati i shoferit që shkaktoi aksidentin në Kroaci

Shoferit nga Kosova i cili shkaktoi aksidentin me autobus në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë mbetën të lënduar, do të qëndrojë në parab*urgim edhe për dy muaj të tjerë.

Avokati i tij, Igor Cishper, tha se kjo u bë për shkak të mundësisë së arratisjes. Ai po ashtu për mediat e Kroacisë, deklaroi se klienti i tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe”, tha avokati i tij.

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha Cishper dhe shtoi se ata janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.

Kujtojmë se si pasojë e aksidentit, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 25 korrikut në Slavnoski Brod, humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews