Ballina Argëtim Virale Elefanti lind binjakë pas 80 vitesh në Sri Lanka

Elefanti lind binjakë pas 80 vitesh në Sri Lanka

Pas 80 vitesh, në Sri Lanka kanë lindur binjakët e parë elefantë. Elefanti me emrin Surangi lindi binjakët meshkuj.

Ata janë në gjendje të mirë dhe të shëndetshëm, ka bërë të ditur qendra ku po mbahen.

Sipas BBC, për herë të fundit që në Sri Lanka një elefant i zbutur që lindi binjak ishte në vitin 1941.

Elefantët kanë vetëm 1 për qind gjasa të lindin binjak, ndërsa kjo më së shumti ndodhë tek elefantët e egër afrikanë. Ata mund të lindin katër deri në pesë elefantë gjatë jetës./abcnews.al

Artikulli paraprakJa ku u infektuan katër anëtarë të një familjeje nga Tetova që ndërruan jetë nga Covid-19
Artikulli tjetërSHKOLLIMI…(Dikur ene shtaj)