Ballina Sport Barcelona e “mbushur” me Umtiti, largim në janar ose shkarkim për shkak...

Barcelona e “mbushur” me Umtiti, largim në janar ose shkarkim për shkak të performancës së dobët

Samuel Umtiti i ka ditët e numëruara te Barcelona dhe bordi ka caktaur një datë skadimi për të. Francezi ka kohë deri në merkaton e dimrit për të gjetur një destinacion të ri, pasi klubi nuk ka ndërmend ta mbajë deri në përfundimin e kontratës.

Ideja e Laporta dhe bordit të tij të drejtorëve është largimi sa më shpejt i qendërmbrojtësit, pasi ai është një nga lojtarët më pagën më të lartë në ekip momentalisht.

Situata me lojtarin është aq e rëndë saqë ndërprerja e kontratës së futbollistit për shkak të performancës së bobët del në skenë. Shërbimet juridike të klubit e kanë analizuar këtë mundesi dhe nëse lojtari nuk bashkëpunon, ata do të detyrohen ta shkarkojnë atë, edhe nëse kjo do të thotë një ballafaqim në gjyq me të. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews