Ballina Aktualitet Shqipëri Ndërron jetë nga Covid gazetari i njohur shqiptar (EMRI+FOTO+VIDEO)

Ndërron jetë nga Covid gazetari i njohur shqiptar (EMRI+FOTO+VIDEO)

Artjan Tepelena, gazetar dhe drejtor programacioni në disa televizione shqiptare është ndarë nga jeta,

Gazetari i njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 58-vjeçare, pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. Artjan Tepelena ishte i shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, por pavarësisht shërbimit të stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Familjarët e tij kanë dhënë lajmin e trishtë në rrjetet sociale.

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi Artjan Tepelena”, shkruhet në një njoftim në rrjetet sociale.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, pedagog i gazetarisë, kryeredaktor në RTSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TV SCAN. Gjithashtu, ai ka punuar si drejtor programacioni në RTSH dhe Scan TV. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.

VIDEO:

Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!
Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.
Të prehet në paqe!

Lamtumire Tan ! Do te kujtoj gjithnje ashtu si ne vitet e para post diktature, kur gazetaria ishte ende pasion dhe mision per ne te gjithe ! Kur nuk dinim shume as per gazetarine e as per demokracine , po kishim pasionin , deshiren dhe vullnetin per ti ndryshuar gjerat e per ti bere me mire!
Do mbetesh nga koleget dhe njerezit qe meritojne respekt.
RIP Artjan Tepelena

Sa shpejte ike, Tan Tepelena !!!
U largua per ne qiell, shpirti i bardhe i njeriut te mire, mikut te dashur dhe gazetarit te njohur Artjan Tepelena.
Paska qene e thene qe biseden e fundit me Tanin, ta benim ne TV “Scan” pikerishte per Kosoven, qe e deshi shume dhe i njihte jashte mase mire zhvillimet politike dhe diplomatike per Kosoven dhe rreth Kosove…

Shpirtbardhesi dhe miresi te pafundme kishe Tan Tepelena…
Prehu ne paqe, mik i mire !
I lehte te qofte dheu Artjan Tepelena !

@tn.lajmelokale
@tetovanews