Ballina Shëndeti Koronavirusi OBSH rekomandon dozë të tretë për personat me probleme serioze të imunitetit

OBSH rekomandon dozë të tretë për personat me probleme serioze të imunitetit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që njerëzit me probleme serioze të imunitetit duhet që të marrin një dozë përforcuese të vaksinës për koronavirusit. Kjo për shkak të rrezikut që këtyre personave u shkaktohet nga infeksionet që gjejnë terren nga sistemi imunitar i dobët.

Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve për imunizimin tha se doza shtesë duhet të ofrohet “si pjesë e një serie të zgjeruar parësore pasi këta individë kanë më pak gjasa t’i përgjigjen në mënyrë adekuate vaksinimit dhe janë në rrezik të lartë për të zhvilluar forma të rënda të sëmundjes.

Drejtoresha e vaksinimit në OBSH, Kate O’Brien, duke iu referuar personave me imunitet më të ulët për shkak të kushteve të tjera, tha në një konferencë për shtyp:

“Rekomandimi është për një vaksinim të tretë, një vaksinim shtesë në serinë primare dhe përsëri që bazohet në dëshmitë që tregojnë se imunogjeniteti dhe dëshmitë mbi infeksionet e përparuara përfaqësohen në mënyrë joproporcionale nga ata njerëz.”

Paneli gjithashtu rekomandoi që njerëzit mbi 60 vjeç të marrin një dozë shtesë të injeksioneve të bëra nga prodhuesit kinezë të vaksinave Sinopharm dhe Sinovac, një deri në tre muaj pas bërjes së dozës së dytë, duke cituar dëshmi në studimet në Amerikën Latine se performojnë më pak mirë me kalimin e kohës. /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews