Ballina Aktualitet Rajoni Edhe Bullgaria shpall ditë zie për shkak të tragjedisë së madhe në...

Edhe Bullgaria shpall ditë zie për shkak të tragjedisë së madhe në autostradën “Struma”

Sipas asaj që raportojnë mediat bullgare, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj, pasi humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut në aksidentin tragjik në autostradën “Struma”, njofton SHENJA.

Lajmin e ka konfirmuar zv/kryeministri bullgar Galab Donev në Varna.

Sipas mediave bullgare, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Donev, në këtë mënyrë do të nderohen viktimat e dy tragjedive, aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës dhe zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak. /SHENJA/

Artikulli paraprakKompania “Besa Trans” është paditur katër herë këtë vit për mosrespektim të protokolleve të kovidit
Artikulli tjetërKanë kaluar 2 vjet nga aksidenti tragjik i autobusit në Llaskarcë, ende nuk ka aktgjykim për rastin