Ballina Kronika Koronavirusi futet në burgun e Manastirit

Koronavirusi futet në burgun e Manastirit

Një punonjës i burgut „Crn Most“ në Manastir vdiq nga koronavirusi dhe gjithsej 16 nga 20 të burgosur rezultuan pozitivë në testin për Covid-19.

Drejtori i burgut në Manastir, Dragan Krajovski, në një prononcim telefonik për Telma tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe pacientët janë në komunikim të vazhdueshëm me epidemiologun dhe mjekët e familjes.

NUK E DIMË SE KUSH E KA SJELLË INFEKSIONIN NË BURG, POR NDOSHTA ËSHTË NJË NGA TË BURGOSURIT QË PËRDOR PUSHIMIN E FUNDJAVËS DHE FATKEQËSISHT NUK MUND TË KONTROLLOJMË SE ME KË KA KONTAKTUAR. JANË TESTUAR GJITHSEJ 20 TË BURGOSUR, NGA TË CILËT 16 REZULTUAN POZITIVË. “TË GJITHË JANË NË GJENDJE STABILE PËRVEÇ NJË PERSONI TË CILIN E TRANSPORTOJMË DY HERË NË DITË PËR TERAPI NË SPITALIN E MANASTIRIT”, THA PËR TELMA DREJTORI DRAGAN KRAJOVSKI.

Krajovski thotë se pas konstatimit të rasteve pozitive në burg, përveç atyre ekzistuese janë ndërmarrë masa shtesë parandaluese që janë në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews