Ballina Sport Kërcënohet me jetë ylli i PSG-së: Mbappé, ti je i vdekur

Kërcënohet me jetë ylli i PSG-së: Mbappé, ti je i vdekur

Sipas “Le Parisien”, Mbappé ka marrë një kërcënim me vdekje në muralin që është vendosur për nder të tij në Bondy, qyteti ku u rrit. Dhe pikërisht në atë vend, kundër tij është shfaqur një grafit me këtë mesazh shumë të keq: “Mbappé, ke vdekur”.

Kërcënimi shfaqet në muralin që ishte një reklamë për “Nike”, markë që e veshi yllin francez kur mbushi 21 vjeç. Në të është vizatuar Mbappé si fëmijë duke fjetur me një top; Kylian me fanellën e kombëtares franceze dhe një frazë që e përcakton atë: “Duaji ëndrrat e tua dhe ata do të të duan përsëri”.

Në vetë muralin ka kërcënime dhe ofendime të rënda edhe për Sylvine Thomassin, kandidate për kryebashkiake e Bondy, e cila tashmë kishte marrë kritika për paraqitjen publike me Mbappé në disa takime.

Akti banal në rajonin ku u rrit Mbappé shton fyerjet që ka marrë një vajzë me sëmundje të rrallë, e cila i kërkoi futbollistit të qëndronte te PSG. Fraza kushtuar Mbappe në mural duket pasojë e largimit të tij të mundshëm nga PSG te Real Madridi. Në Paris ka njerëz që nuk do t’ia falnin këtë veprim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews