Ballina Kronika Policia kapi një autobus në gjendje jo të rregullt teknike, transportonte fëmijë...

Policia kapi një autobus në gjendje jo të rregullt teknike, transportonte fëmijë në Kodrën e Diellit

Policia e Tetovës në kontrollet e rregullta të veturave që transportonin udhëtar, ka hequr nga qarkullimi një autobus në gjendje teknikisht jo të rregullt, i cili po transportonte nxënës në ekskursion në Kodrën e Diellit, njofton Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit aktualisht janë në një ekskursion disaditor në Kodër të Diellit, ndërsa autobusi derisa të rregullohet nuk duhet të largohet nga garazhi në Tetovë ku është tani. Ose, për kthim duhet të gjendet autobus tjetër pa defekte, thonë nga MPB.

Kodra e Diellit, janar 2022

“Dje rreth orës 14:30, në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Stacioni Policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë, ndaluan autobusin me targa të Prilepit, i cili po transportonte nxënës nga Prilepi në ekskursion në Kodrën e Diellit. Autobusi i cili është dërguar menjëherë për kontroll teknik është konstatuar se ka defekte teknike dhe më pas është përjashtuar nga qarkullimi. Kundër shoferit të autobusit do të përgatitet parashtresat përkatëse”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës në SPB Tetovë.

Kodra e Diellit, janar 2022
Artikulli paraprakKërcënohet me jetë ylli i PSG-së: Mbappé, ti je i vdekur
Artikulli tjetërKomuna e Tetovës shpalosi planin për krijimin e parkingjeve të reja, parashihen mbi tre mijë vende parkimi të reja deri në fund të vitit