Ballina Aktualitet Komuna e Tetovës shpalosi planin për krijimin e parkingjeve të reja, parashihen...

Komuna e Tetovës shpalosi planin për krijimin e parkingjeve të reja, parashihen mbi tre mijë vende parkimi të reja deri në fund të vitit

Sot, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, prezantoi para opinionit planin për realizimin e vendeve  për parkim për vitin 2022. Në këtë plan parashihet zgjerimi i parkingjeve zonale, parkingjeve të mbyllura dhe garazh në kate. Deri në fund të vitit kryetari tha se Tetova do të ketë 3,090 vende të reja parkimi duke çuar numrin në total prej 3,730 vende parkimi, shkruan Portalb.mk.

Komuna planifikon që deri në fund të vitit të rris numrin e vendeve të parkimit, përmes parkingjeve zonale, atyre të mbyllura si dhe garazheve në kate. Numri i planifikuar i parkingjeve zonale është 410, të mbyllura 790 dhe garazhet në kate 1,890. Gjithsej deri në fund të vitit Kasami deklaroi se priten të krijohen 3,730 vende të reja parkimi. Planin e plotë mund ta lexoni në fund të lajmit.

Theksojmë se veturat përgjatë Bulevardit “Bllagoja Toska” për momentin parkohen anash rrugës, por aty nuk paguajnë. Ndërkaq sipas planit të Kasamit, edhe përgjatë këtij bulevardi do të ketë parkim zonal, që i bie se aty veç më ka parkim vetëm se i njëjti do të shndërrohet në parkim zonal me pagesë.

Nga aspekti ligjor, parkimi i veturave përgjatë bulevardeve nuk është i lejuar, por kjo në praktikë në Tetovë nuk funksionon kështu.

Numri i automjeteve të regjistruara me targa të Tetovës, gjatë vitit 2021, sipas SPB-së është 44,592 , ndërkaq Kasami i pyetur nga gazetarët se a mendon se janë të mjaftueshme këto vende parkimi në Tetovë tha se Tetova ka diku 25 mijë familje, ku vlerësojnë që jo çdo familje ka veturë dhe e kanë obligim që në bazë të standardeve për diku 20 deri 30 për qind të familjeve të sigurojnë parkim në parkingjet zonale dhe të mbyllura.

“Në bazë të standardeve me këtë plan parashohim të mbulojmë pjesën e cila ka me përgjegjësinë si qytet të sigurojmë parkingje për veturat të cilat lëvizin nëpër qytet, të kryejnë punë nëpër institucione apo në vende të ndryshme. Nuk kemi obligim të sigurojmë vend parkime për shtëpitë apo banesat sepse me ligj çdo banesë dhe shtëpi duhet të ketë parking të siguruar”, deklaroi Kasami.

I pyetur për atë se  sa do të kushtojë ky projekt, Kasami u përgjigj kështu duke mos dhënë shifra konkrete:“Sa i përket konstruksionit financiar, sa i përket parkingjve zonale dhe të mbyllura, ndërmarrja do të sigurojë mjete sigurisht ku do të ketë nevojë edhe komuna do të subvencionojë që të kemi parkingje të nevojshme. Sa i përket parkingjeve në kate, jemi në shqyrtim të mundësisë së ndërtimit të tyre me parteritet privato-publik.”

Parkingu Tetovë, foto arkiv nga Portalb.mk

Kasami para se të vijë në krye të Komunës premtoi parkim pa pagesë deri sa të gjejë ven parkime për çdo veturë në Tetovë, por kjo zgjati shumë pak, vetëm dy javë e diçka dhe jo dy muaj siç thotë ai. Ndërkaq për këtë plan se a do të realizohet ai tha se duhet të presim pak që edhe ai të ketë kohë.

“Jo rastësisht është me afate, është me muaj dhe me kuartale dhe nëse në tremujorin e parë nëse nuk i përmbahemi planit do të keni mundësi të vlerësoni dhe të jepni verdiktin e publikut. Sa i përket premtimit për parking pa pagesë, ishte një vendim i tillë. Opinioni është i informuar se parkingu në Tetovë diku dy muaj ishte pa pagesë por ajo krijoi shqetësime shtesë për qytetarët dhe e rriti kaosin në komunikacion nga shkaku që ne nuk kishim mundësi institucionale që të bëjmë rregullimin e komunikacionit, pra nga momenti kur ne nuk kemi përgjegjësi që të bëjmë pagesën e parkimit gjithë përgjegjësia kalon mbi ministrinë e punëve të brendshme. Pra duhet rregulluar çështjen e parkimit në Tetovë. Detyrimisht u konstatua që parkimi të jetë me pagesë që të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Kasami.

Ndër të tjera tha se kanë bashkëpunim korrekt me SPB-në për mbarëvajtjen e komunikacionit, ku u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit që mos të krijohet tollovi.

Plani për parkingjet në Tetovë për vitin 2022

Ky është plani  i paraparë nga Komuna i cili do të zhvillohet në pesë faza:

Faza 1: Janar-Mars

Në këtë fazë të periudhës së tremujorit të parë të vitit 2022, do të realizohen vend parkingjet që kanë nevojë vetëm Projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë, në këtë fazë do të kemi 195 parkingje shtesë zonale, ndërsa të mbyllura 230, pra gjithsej në fazën e tre mujorit të parë do të kemi parkingje shtesë prej 425 vende parkimi.

Faza 2: Prill-Qershor

Në këtë fazë, përfshihen parkingjet e reja të mbyllura ku do të kemi 415 vend parkime të reja dhe gjithashtu do të përgatiten matje gjeodezike, projekt infrastrukturor, marrje e lejes së ndërtimit, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë.

Faza 3: Korrik-Shtator

Kjo fazë përfshinë dy bulevargje, ate të Bllagoja Toskës me 150 vendparkime si dhe një pjesë të bulevardit të Ilindenit me 80 vend parkime, dmth gjithsej kjo fazë përfshinë 230 vend parkime. Në këtë fazë do ketë edhe intervenime për zgjerim të profilit të rrugës dhe gjithashtu do të përgatiten matje gjeodezike, projekt infrastrukturor, marrje e lejes së ndërtimit, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë.

Faza 4: Tetor-Dhjetor

Edhe kjo fazë përfshinë parkingjet kryesisht të mbyllura ashtu si në fazën e dytë, me gjithsej 130 vend parkime të reja. Gjithashtu do të përgatiten matjet gjeodezike, projekt infrastrukturor, marrje e lejes së ndërtimit, dhënia e propozimit në këshill për prishjen e objekteve të përkohshme të garazheve, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë.

Faza 5: Janar-Dhjetor

Kjo fazë përfshinë parkingjet në kate duke përfshirë lokacionet:  dy parkingje përball tregut të gjelbër njëri me 350 vende parkimi dhe tjetri me 280 vende parkimi, një te lokacioni afër Gjyqit si dhe parkingu në Kodrën e Diellit me gjithsej 924 vende parkimi, për të cilën ekipi punues tanimë vetëm se ka filluar me analizat dhe projektimin e planit, do të rregullohen çështjet pronësore juridike me sipërfaqet katastrale të parkingjeve, shqyrtimi i planeve detale urbanistike, përgatiten matje gjeodezike, projekt ndërtimi, marrje e lejes së ndërtimit, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë.

Parkingu te Gjykata e Tetovës është i dhënë me koncesion, i pyetur për atë si do të veprojnë për ta marrë atë Kasami tha se kanë filluar procedurat ku një komision ka dalë në terren ka përgatitur elaborat dhe janë në procedurë të regjistrimit si pronë e lirë që me plan urbanistik të përcaktojnë parking në kate dhe pastaj me procedura të tjera të nis ndërtimi i të njëjtit.

Momentalisht ndërmarrja e Tetovës posedon 420 parkime zonale dhe 220 parkingje të mbyllura.

Artikulli paraprakPolicia kapi një autobus në gjendje jo të rregullt teknike, transportonte fëmijë në Kodrën e Diellit
Artikulli tjetërTjetër tërmet ‘shkund’ Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Tetovë