Ballina Aktualitet Tjetër tërmet ‘shkund’ Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Tetovë

Tjetër tërmet ‘shkund’ Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Tetovë

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në Maqedoni.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi rreth orës 16:14, ishte 21 kilometra në jug të Manastirit, në Follorinë, në Greqinë veriore.

Kujtojmë që edhe dy ditë më parë, një tjetër tërmet goditi Greqinë me magnitudë 5.3 të Shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet ishin të fuqishëm sa që u ndjenë në të gjithë territorin tonë!

Një tjetër tërmet është ndjerë në vend, pas lëkundjeve të forta të 9 janarit, ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë sërish në Greqi.

Magnituda e tërmetit është 4.3 e Shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Follorinë të Greqisë, ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte 11 km.

Raportohet që lëkundjet të jenë ndjerë së tepërmi në Korçë, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme materiale apo në njerëz. Mediat greke gjithashtu raportojnë për një situatë të qenë në vendin ku dhe ka qenë epiqendra e lëkundjes.

 

Artikulli paraprakKomuna e Tetovës shpalosi planin për krijimin e parkingjeve të reja, parashihen mbi tre mijë vende parkimi të reja deri në fund të vitit
Artikulli tjetërTetova nuk ka ujë, Komuna pret të përmirësohet moti që të intervenojë në rrjetin e ujësjellësit (VIDEO)