Ballina Aktualitet Erdogan do të hapë seancën e parë të Kuvendit në Shqipëri për...

Erdogan do të hapë seancën e parë të Kuvendit në Shqipëri për këtë vit

Seanca e parë parlamentare në këtë sesion të ri do të zhvillohet në datën 17 Janar në orën 17:00. Mësohet se në seancën e parë për vitin 2022, do të marrë pjesë dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili do të jetë në vendin tonë në një vizitë zyrtare.

Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që kanë përfunduar.

Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan do të vizitoë vendin tonë, në datën që përkon me vdekjen e heroit tonë legjendar “Gjergj Kastrioti”, Skënderbeu. Nuk dihet nëse zgjedhja e kësaj date ka qenë e qëllimshme nga ana e Erdogan.

Artikulli paraprakRaporti: Milionat e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkan “nuk po japin rezultate”
Artikulli tjetërKazakistani emëron një kryeministër të ri, trupat e huaja do të largohen