Ballina Bota 13 vjeçari sirian që punon 12 orë për të ndihmuar familjen

13 vjeçari sirian që punon 12 orë për të ndihmuar familjen

Në një zonë industriale në Idlib, Siri, Ibrahim Saed, merret me rregullimin e një motori. Nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes, çdo ditë, shpina e djaloshit, 13 vjeç, mbetet e përkulur në përpjekje për të ndjekur udhëzimet e mjeshtrit të tij, shkruan euronews

Ai shprehet se është në gjendje të bëjë çfarë do që i kërkon mjeshtri, dhe kur ndonjëherë e ka të pamundur të bëj dicka vetëm, i thërret për ndihmë. Duke shtuar se do të bëhet një mekanik dhe një ditë do të ketë aktivitetin e tij, ai thekson se në këtë vend askujt nuk i intereson nëse shkon në shkollë apo jo.

60% e fëmijëve në veri perëndim të Sirisë janë të pashkolluar dhe vetëm një e treta e shkollave janë plotësisht funksionale. Sektori i arsimit ka shumë probleme për të zgjidhur. Duke filluar nga mësuesit që nuk paguhen prej muajsh për shkak të mungesës së fondeve, raporton abcnews.al

Por zhvendosja masive e shkaktuar nga regjimi i Asad dhe nga cdo gjë që ka ndodhur në Siri, ka zhytur në varfëri absolute 90% të sirianëve duke bërë që shumë fëmijë të mos kenë zgjidhje tjetër, por të punojnë për të mbajtur familjet e tyre.

Për shumë familje, punësimi i të miturve është e vetmja mënyrë mbijetese. Pjesa më e madhe e tyre punojnë në fabrikë në punë të lodhshme dhe të rrezikshme. Realiteti i luftës, fëmijëve nuk i ka grbitur vetëm të tashmen por dhe të ardhmen.

/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews