Ballina Bota Rrufeja pothuajse 500 milje e gjatë përshkoi tre shtete të SHBA-së

Rrufeja pothuajse 500 milje e gjatë përshkoi tre shtete të SHBA-së

Një rrufe pothuajse 500 milje e gjatë që ndriçoi qiellin në tre shtete amerikane ka vendosur një rekord të ri botëror për blicin më të gjatë, kanë konfirmuar shkencëtarët. Rrufeja në vitin 2020, u shtri gjithsej 477.2 milje dhe u përhap në të gjithë Misisipin, Luizianën dhe Teksasin. Rekordi i mëparshëm ishte 440.6 milje dhe u regjistrua në Brazil në vitin 2018.

Rrufeja rrallë zgjat mbi 10 milje dhe zakonisht zgjat më pak se një sekondë. Një tjetër rrufe e regjistruar në vitin 2020 në Uruguai dhe Argjentinë ka vendosur gjithashtu një rekord të ri për kohëzgjatjen në 17.1 sekonda. Rekordi i mëparshëm ishte 16.7 sekonda raporton “BBC”.

“Këto janë të dhëna të jashtëzakonshme nga ngjarjet e rrufesë,” tha profesori dhe raportuesi i Organizatës Botërore Meteorologjike për motin dhe ekstremet klimatike, Randall Cerveny. Profesor Cerveny shtoi se ekstreme më të mëdha ka të ngjarë të ekzistojnë dhe të regjistrohen në të ardhmen falë përparimeve në teknologjinë e zbulimit të rrufesë bazuar në hapësirë. / abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews