Ballina Bota Adoleshentët ukrainas në vijën e parë të luftës: Kemi frikë, nuk duam...

Adoleshentët ukrainas në vijën e parë të luftës: Kemi frikë, nuk duam të vdesim

Në ditën e 18 luftës janë rritur sulmet nga ushtrua e Vladimir Putin në Ukrainë. Që nga dita e parë një pjesë e madhe e ukrainasve edhe pse nuk janë profesionistë kanë marrë armët në duar për herë të parë dhe po përballen me armikun.

Shumica prej janë të rinj që sapo kanë mbaruar gjimnazin. Ata kanë deklaruar se pas tre ditëve të trajnimit bazë do të shkojnë në vijën e parë.

Maksym Lutsyk, një student 19-vjeçar i biologjisë, tha se nuk ishte i shqetësuar për përpjekjen për t’u bërë ushtar pas më pak se një jave mësimi. Maksym kishte shkuar për t’u bashkuar me mikun e tij Dmytro Kisilenko, 18 vjeç, i cili studionte për ekonomi në të njëjtin universitet.

Dmytro më tha: “U mësova me armën. Mësova si të gjuaj dhe si të veproj në betejë, si dhe shumë gjëra të tjera që do të jenë shumë vendimtare në luftën me rusët”. Ai qeshi, sikur e kishte të vështirë të imagjinonte atë që po mendonte.

I pyetur nëse ndihej i frikësuar nga ajo që e pret ai tha: “Jo shumë, por është natyra njerëzore të ndjehesh i frikësuar, dhe natyrisht thellë në shpirtin tim ndihem paksa i frikësuar, pasi askush nuk dëshiron të vdesë, edhe nëse është për vendin tënd. Pra, vdekja nuk është një opsion për ne”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews