Ballina Bota Ish-mbështetësi i Putin: Ja dy personat e vetëm që mund të ndërmjetësojnë...

Ish-mbështetësi i Putin: Ja dy personat e vetëm që mund të ndërmjetësojnë krizën në Ukrainë

Këshilltari për Punët e Jashtme në Duma, Parlamentin rus, dhe ish-mbështetësi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Andrei Kortunov, ka folur për luftën në Ukrainë. Për gjigandin mediatik “BBC” ai deklaroi se situata në Ukrainë është një tragjedi dhe se “padyshim është diçka që duhej të ishte shmangur”.

Kortunov beson se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të arrihet një marrëveshje paqeje duke nënvizuar se “nuk mund të deklarojë humbjen sepse politikisht kjo do të ishte shumë e rrezikshme për të“.

Ai sugjeroi ish-kancelaren gjermane Angela Merkel ose Presidentin e Kinës Xi-Jinping si ndërmjetësues të mundshëm për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës.

Për më shumë se një dekadë, Xi Jinping i Kinës dhe Vladimir Putin kanë krijuar një marrëdhënie respekti, ndoshta edhe të ngrohtë, çka reflekton marrëdhëniet e mira midis dy fuqive botërore që ndajnë një kauzë të përbashkët kundër fuqisë ushtarake dhe ekonomike amerikane. Ndërsa , dhe pse Merkel dhe Putin kanë patur marrëdhënie shumë të tensionuara, ajo nuk u prish kurrë.

Video bonus:

https://youtu.be/XNZ8-Xwsxg8

@tn.lajmelokale
@tetovanews