Ballina Bota VIDEO/ Ushtari rus me granata në duar u kërkon ukrainasve të dorëzohen

VIDEO/ Ushtari rus me granata në duar u kërkon ukrainasve të dorëzohen

Një ushtar i forcave ruse ka kërcënuar me granata ukrainasit, dhe u ka kërkuar të dorëzohen.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Konotop, shkruan Daily Mail.

Pamjet e postuara në rrjete sociale tregojnë ushtarin rus duke mbajtur dy granata në duar, teksa ecën përmes turmës së qytetarëve ukrainas, të cilët bërtisnin “turp”.

https://youtu.be/hDOOw16d0ds

“Mos ec duke drejtuar granata ”, i thanë disa, ndërsa të tjerë e shpërfillën rrezikun.

Ushtari ndodhej qytetin që ndodhet afër brigjeve jugore të Ukrainës.

https://youtu.be/DREDY6bIaww

Ndërkohë, kryediplomati i BE-së Josep Borrell në reagimin e tij më të fundit në rrjetet sociale shkruan se kjo luftë duhet që të ndalet menjëherë.

“Kjo luftë duhet të ndalet tani. Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Unë bëj thirrje për krijimin e menjëhershëm të korridoreve humanitare,” ka shkruar Borrell./abcnews.al/

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Video bonus:

https://youtu.be/XNZ8-Xwsxg8

@tn.lajmelokale
@tetovanews