Ballina Bota Ukraina njofton mbërritjen e më shumë dronëve sulmues nga Turqia

Ukraina njofton mbërritjen e më shumë dronëve sulmues nga Turqia

Turqia ka dorëzuar dronë shtesë sulmues në Kiev. Kështu ka deklaruar ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexey Reznikov të mërkurën në një postim në Facebook.

“Dronë të rinj tashmë janë dorëzuar dhe dislokuar për luftim”- tha ministri, duke iu referuar dronëve “Baykar Bayraktar TB2” të prodhimit turk dhe sistemeve të armëve kundërajrore dhe antitank.

Ai tha se ofrimi i ndihmës së huaj ushtarake për Kievin ishte duke u rritur.

“Evropa po bëhet prapavija jonë dhe po ofron atë që na nevojitet në mënyrë kritike për mbrojtjen. Ne jemi në ballë të botës së lirë”– shtoi Reznikov.

@tn.lajmelokale
@tetovanews