Ballina Bota Viktima dhe mijëra shtëpi të përmbytura në Australi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Viktima dhe mijëra shtëpi të përmbytura në Australi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Njerëzit persona kanë humbur jetën dhe mijëra shtëpi janë përmbytur në dy javët e fundit për shkak të reshjeve rekord në Australi.

Kryeministri australian Scott Morrison ka njoftuar se do të shpallë një emergjencë kombëtare për përmbytjet në dy shtete; në New South Wales dhe Queensland.

Kryeministri shtoi se do të jetë e mundur të aksesohen pagesat shtesë të ndihmës për njerëzit dhe kompanitë e prekura dhe se ushtarët e Forcave të Mbrojtjes australiane do të jenë gjithashtu në gjendje të vendosen më gjerësisht.

Morrison, gjatë vizitës së tij në Lismore, u sfidua nga disa aktivistë të klimës dhe banorë të qytetit të prekur nga përmbytjet. Në disa komunitete, përpjekjet e ndihmës i janë besuar kryesisht punës së vullnetarëve dhe jo autoriteteve dhe shumë njerëz janë detyruar të jetojnë në banesa të përkohshme ose në makina.

Edhe pse ujërat janë tërhequr në disa zona, ka ende paralajmërime të rënda për përmbytje për disa vende në veri të Sidneit.

Për t’u bërë zyrtare, urgjenca kombëtare duhet të miratohet nga udhëheqja lokale dhe guvernatori i përgjithshëm i vendit. Urgjenca kombëtare u krijua pas zjarreve që goditën Australinë në 2019-2020.

@tn.lajmelokale
@tetovanews