Ballina Bota Bota kërcënohet nga lufta, Holanda merr masa, shpenzime marramendëse ushtarake

Bota kërcënohet nga lufta, Holanda merr masa, shpenzime marramendëse ushtarake

Lufta në Ukrainë ka rritur rrezikun në botë dhe shumë vende kanë marrë. Qeveria holandeze ka shënuar rritjen më të madhe në shpenzimet ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren tha se “kërcënimet në botë dhe lufta në Ukrainë tregojnë se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqena”.

Pesë miliardë euro shtesë (4.27 miliardë £) në vit do të përdoren për të financuar pajisje të tilla si gjashtë avionë të rinj luftarakë F-35; dyfishim i dronëve të MQ-9 Reaper nga katër në tetë, si dhe për të lehtësuar mungesat e përgjithshme të pajisjeve.

Kjo do të thotë që në 2024 dhe 2025 Holanda do të arrijë shifrën prej 2% të PBB-së për shpenzimet ushtarake që NATO kërkon nga anëtarët e saj.

/abcnews.al

Artikulli paraprakScholz i bën thirrje Turqisë që të përmbahet nga provokimet e Greqisë
Artikulli tjetërPylli i Amazonës në flakë, Brazili regjistron zjarret më të mëdha në 18 vitet e fundit