Ballina Bota “Inkurajuese të shohësh forcat ukrainase ndërsa çlirojnë territor,” Stoltenberg: Rusia nuk duhet...

“Inkurajuese të shohësh forcat ukrainase ndërsa çlirojnë territor,” Stoltenberg: Rusia nuk duhet nënvlerësuar

NATO Secretary-General Jens Stoltenberg speaks as he holds a news conference on Russia's attack on Ukraine, in Brussels, Belgium February 24, 2022. REUTERS/Yves Herman

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar pas njoftimit të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu se do të urdhëronte trupat e tij të tërhiqeshin nga Kherson-i.

Duke folur në Doëning Street, ku po takonte kryeministrin britanik Rishi Sunak, Stoltenberg tha: “Është inkurajuese të shohësh se si forcat e guximshme ukrainase janë në gjendje të çlirojnë më shumë territor ukrainas.”

“Fitoret, që po korrin forcat e armatosura ukrainase u përkasin ushtarëve të guximshëm guximshëm ukrainas, por sigurisht që mbështetja që ata marrin nga Mbretëria e Bashkuar, nga aleatët dhe partnerët e NATO-s është gjithashtu thelbësore”.

I pyetur më vonë gjatë një interviste me Sky Neës në lidhje me tërheqjen e trupave nga Khersoni, ai shtoi: “Është pjesë e një modeli ose fotografie të përgjithshme që kemi parë gjatë muajit të fundit që Rusia ka humbur absolutisht vrullin.”

“Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë, ata ende kanë aftësi,” shtoi ai.

“Ne kemi parë dronët, kemi parë sulmet me raketa. Kjo tregon se Rusia ende mund të shkaktojë shumë dëme.”

Pas takimit me zotin Sunak, një zëdhënës i Downing Street tha se dyshja kishin theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së sovranitetit të Ukrainës.  /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews