Ballina Bota Makina futet brenda dyqanit të Apple në SHBA, humb jetën një person,...

Makina futet brenda dyqanit të Apple në SHBA, humb jetën një person, plagosen 16 të tjerë

Aksident i rëndë në SHBA. Një burrë vdiq dhe 16 persona u plagosën pasi një makinë u përplas në një dyqan Apple në Hingham, Massachusetts, të hënën në mëngjes. “Toyota 4Runner 2019” hyri në dyqan rreth orës 10:45 të mëngjesit, duke u përplasur me xhamin, i cili goditi shumë njerëz.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët në Spitalin South Shore thanë se u regjistruan pacientë me traumë në kokë, “gjymtyrë të dëmtuara” dhe lëndime kërcënuese për jetën. Shoferi është arrestuar, por Policia nuk ka dhënë detaje.

Kevin Bradley, 65 vjeç, nga Neë Jersey, u identifikua si i vetmi i vrarë në ngjarjen e sotme, ndërsa nuk dihet se në çfarë gjendje shëndetësore janë të plagosurit e tjerë. Hetimet janë përqendruar në atë që mendohet të ketë qenë një humbje e kontrollit të automjetit. Por nuk përjashtohet pista e hetimit mbi shkaqe kriminale dhe një sulm të qëllimshëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews