Ballina Kronika Tetovarja bëhet “për qepë e për kripë” duke ikur nga qentë e...

Tetovarja bëhet “për qepë e për kripë” duke ikur nga qentë e rrugës

Një grua 40-vjeçare ka përfunduar me thyerje të këmbës së djathtë dhe krahut të lënduar në tentativë për të shmangur sulmin e qenve të rrugës dje në Tetovë. Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur të dielën rreth orës 23:00 në Bulevardin “Marshal Tito” pranë tregut të gjelbër, transmeton Alsat M.

“Po ecja nga shtëpia pranë Tregut të Gjelbër deri te stacioni i autobusëve në bulevard për të shkuar në turnin e tretë në punë. Qentë më sulmuan te tregu. U përpoqa të ikja përmes bordurës midis trotuarit dhe shtegut të biçikletave, por këtu u pengova dhe theva këmbën dhe e lëndova dorën”, thotë V.S. nënë e tre fëmijëve.

Gruaja është dërguar në spitalin e Tetovës dhe rasti është raportuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmë (21 nëntor), gjysmë ore pas mesnate, V.S.(40) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se në mbrëmje, rreth orës 23:00 në rrugën “Iliria” në Tetovë është sulmuar nga qentë endacakë dhe duke vrapuar është rrëzuar, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Video bonus:

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews