Ballina Bota Shifra tronditëse e Bora Zukalit për viktimat në Turqi: Nis operacioni i...

Shifra tronditëse e Bora Zukalit për viktimat në Turqi: Nis operacioni i higjenës

Kryetari i Shoqatës “Vatra e shqiptarëve” në Stamboll, Bora Zukali tha në një intervistë për Euronews Albania se shifra e viktimave nga tërmetet në kufirin turko-sirian do të rritet edhe më shumë.

Lëkundjet u ndjenë më 6 shkurt dhe tashmë data shënon 15 shkurt, ndaj probabiliteti për të gjetur më shumë viktima se për të shpëtuar jetë është i madh.

“Deri tani ata që janë viktima të identifikuar janë 35,600. Të paktën 100 mijë viktima do jenë dhe 100 mijë do ta kalojë sepse pas kësaj nuk ka shans për të shpëtuar, shumë pak dhe zona është shumë e vështirë. Që tani në disa zona ka nisur operacion i higjenës,” – u shpreh Zukali.

@tn.lajmelokale
@tetovanews