Ballina Bota Stuhia e rrallë dimërore në Kaliforni shkakton përmbytje dhe lë mijëra pa...

Stuhia e rrallë dimërore në Kaliforni shkakton përmbytje dhe lë mijëra pa energji elektrike (VIDEO+FOTO)

Stuhia në Kaliforni sjell përmbytje dhe lë mijëra pa energji elektrike

Stuhia, e cila pritet të dobësohet, është një nga më të fortat që ka goditur shtetin perëndimor të SHBA

Ndërprerjet masive të energjisë elektrike, përmbytjet dhe mbyllja e autostradave dhe plazheve po prekin Kaliforninë pasi një stuhi e rrallë dimri përfshiu shtetin amerikan.

Një automjet rrëshqiti nga rruga me dëborë në një pellg të vogël në malet Sierra Pelona pranë Green Valley, Kaliforni.

Më shumë se 120,000 njerëz – shumë prej tyre në zonën e Los Anxhelosit – janë pa energji elektrike pas ditëve me erëra të forta.

Stuhia, e cila pritet të dobësohet, është një nga më të fortat që ka goditur shtetin.

Erërat e pamëshirshme kanë rrëzuar pemë dhe kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike.

Të shtunën, të gjitha plazhet u mbyllën për disa orë për shkak të goditjeve të rrufesë në LA County, thanë autoritetet.

Pati gjithashtu raportime për fluturime të anuluara në rajon.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) paralajmëroi për shira të dendur dhe stuhi mbi Kaliforninë Jugore, në buletinin e tij pak pas orës 20:00 GMT të shtunën (12:00 me orën lokale).

“Ndërsa pjesa e përparme lëviz në brendësi, bora do të lëvizë mbi Rajonin Ndërmalor Verior dhe në Kaliforninë Veriore të dielën në mëngjes,” tha NWS.

Banorët e kryeqytetit Sacramento janë paralajmëruar të shmangin udhëtimet nga e diela në të mërkurë për shkak të reshjeve të shiut dhe borës që fillojnë përsëri.

Në Oregon, fqinji verior i Kalifornisë, një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në një qark si masë paraprake. Autoritetet thanë se kjo do të siguronte që burimet dhe pajisjet e nevojshme të ndaheshin shpejt nëse kërkohej më vonë.

 

Deri më tani nuk ka pasur raporte për ndonjë vdekje të lidhur nga stuhia apo lëndime të rënda.
Në fillim të kësaj jave, flokët e borës u panë duke rënë në Los Anxhelos, një qytet i famshëm për palmat e tij dhe bulevardet e mbuluara nga dielli.

Banorët vendas u panë duke u mahnitur me pamjen e panjohur të një stuhie bore rreth shenjës së Hollivudit në malin Lee.

Edhe San Francisko theu një rekord 132-vjeçar, temperatura zbriti më 24 shkurt në 39F (4C).

Moti ishte suprizues të premten në Kaliforninë e Jugut, pas reshjeve të dendurave të borës, teksa kodrat rreth Los Angeles u goditën nga një stuhi shirash që paralajmëronin përmbytje në vende të tjera.

Rajoni po përballet me stuhinë më të keqe të dimrit për dekada. Prezantuesit e motit mbetën të befasuar, pasi të mësuar për të dhënë një parashikim të përditshëm të ditës së ngrohtë me diell, e gjetën veten të mbuluar deri në gjunjë me dëborë. Rrugët kryesore u mbyllën pasi akulli dhe bora i bënë ato të pakalueshme, duke përfshirë edhe autostradën kryesore veri-jug që lidh Meksikën, Kaliforninë dhe Kanadanë. Autoritetet thanë se nuk kishte asnjë vlerësim se kur do të rihapet.

“Ndikimet e rrezikshme dhe potencialisht kërcënuese për jetën në lidhje me borën janë të mundshme për rrugët malore, shkretëtirën dhe ultësirën në Kaliforninë jugore..Rreshjet e shumta të dendura të borës së bashku me erërat e forta do të çojnë në kushte stuhie në disa nga terrenet më të larta dhe kalimet malore. Zonat shumë afër bregut të Paqësorit dhe gjithashtu në luginat e brendshme që nuk janë mësuar të shohin borë, do të përballen me një akumulim të borës”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Bora dhe erërat e forta rrëzuan linjat e energjisë elektrike, duke fikur dritat për mbi 100,000 klientë në Kaliforni. Teksa surprizat e motit bllokuan më shumë se 370 fluturime jashtë ose rreth SHBA deri në orën 23:00 të premten, teksa 6000 fluturime të tjera u vonuan.

Daniel Swain, një meteorolog tha se sot duket e paimagjinueshme ndryshimi i klimës dhe mbulimi I palmave me dëborë dhe të dhënat sipas tij tregojnë se vetëm në vitin 1940 ka pasur reshje të mëdha të borës në Los Angelos.

“Fakti që klima është disa gradë më e ngrohtë në Kaliforni sesa dikur, i bën më pak të mundshme ngjarjet e dëborës. E pazakontë kjo që po ndodh” –tha ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews