Ballina Bota Kombëtarja sot përballë Ishujve Faroe, Sylvinho: Kundërshtar më i fortë se Moldavia

Kombëtarja sot përballë Ishujve Faroe, Sylvinho: Kundërshtar më i fortë se Moldavia

Kombëtarja shqiptare u ka dhënë fund përgatitjeve, ndërsa në mbrëmjen e kësaj të marte përballet me Ishujt Faroe. Kuqezinjtë prej dy ditësh ndodhen në Torshan, ndërsa kanë zhvilluar dhe konferencën e fundit për shtyp.

Për trajnerin e kuqezinjve, Sylvinho, ndeshja do të jetë më e vështirë se ajo me Moldavinë, ndërsa grupi nuk ka eufori.

“Ndeshja me Ishujt Faroe është diçka krejt ndryshe nga ajo me Moldavinë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që euforia nuk ka vend në skuadër sepse ndeshja me Moldavinë ka mbaruar për ne. Morëm 3 pikët, një ndeshje shumë e vështirë, por tashmë e kemi mbyllur atë kapitull. Kemi përpara gjashtë ndeshje të vështira, 6 finale. Ndaj Ishujve Faroe kemi një ndeshje të fortë”, tha Sylvinho.

I pranishëm në konferencë ishte dhe mesfushori Ylber Ramadani, i cili beson se skuadra do të marrë 3 pikët.

“Duhet të përshtatemi që në momentin e parë në fushë, deri në momentin e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë fizikisht. Nuk ka më ndeshje të lehta dhe jemi përgatitur të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë”, tha Ramadani.

Më tej mesfushori shton se e njeh mjaft mirë kundërshtarin.

“E njoh shumë mirë, pasi kam jetuar për katër vite në Danimarkë. Kam një shok që luan aty, nuk janë ekip i lehtë. Ata do mundohen të na e bëjnë jetën të vështirë. E njoh më mirë se sa e mendoni Ishujt Faroe”, tha ai.

Aktualisht Ishujt Faroe kanë vetëm 1 pikë në këtë rrugëtim drejt Euro 2024, ndërsa kuqezinjtë në rast fitore do të afroheshin më tepër me kreun.

Kombëtarja kërkon suksesin në Ishujt Faroe, formacioni i kuqezinjve
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe. Dueli vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024, me tanët që pas suksesit 2-0 me Moldavinë tre ditë më parë në Tiranë, kërkojnë tri pikët e radhës.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe. Dueli vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024, me tanët që pas suksesit 2-0 me Moldavinë tre ditë më parë në Tiranë, kërkojnë tri pikët e radhës.

Trajneri Sylvinho me gjasë do i qëndrojë shprehjes që “formacioni fitues nuk ndryshohet” dhe sërish në Torshavn do kemi një vendosje 4-2-3-1, e përdorshme edhe në 4-3-3.

Në portë pritet të jetë sërish Berisha, teksa mbrojtja është për Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesi i fushës do përbëhet nga Bare dhe Ramadani, duke lënë Asanin, Bajramin dhe Uzunin në mbështetje të Cikalleshit.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

XI: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Bare, Ramadani; Asani, Bajrami, Uzuni; Cikalleshi Trajner: Sylvinho

@tn.lajmelokale
@tetovanews