Ballina Bota 11 punonjëse mbeturinash fitojnë lotarinë 1.1 milionë euro në Indi (VIDEO)

11 punonjëse mbeturinash fitojnë lotarinë 1.1 milionë euro në Indi (VIDEO)

Çmimi prej 100 milionë rupi, (1 109 154 euro) shpërbleu përpjekjet e 11 grave nga Kerala në Indi, punonjëse të një kompani për grumbullimin dhe klasifikimin e mbeturinave. Ato u bashkuan duke vënë para së bashku për të blerë një biletë 250 rupi (2.70 euro) dhe më pas rezultuan fituese.

9 nga milioneret e reja kishin paguar nga 25 rupi secila ndërsa dy prej tyre kishin mundur të vendosin vetëm gjysmën, 12.5 rupi. Në fund rezultoi se ajo e tyrja ishte bileta me bat që fitoi çmimin e madh të lotarisë kombëtare të sezonit.

Në Indi mund të bëhesh milioner me një biletë lotarie prej 2 eurosh të blerë nëpër kompani. Fitueset që u shpallën këtë të hënë thanë se nuk kishin shumë shpresë pasi e kishin provuar fatin edhe 3 herë të tjera, por më kot.

Tashmë ato kanë bërë edhe parashikime se si do t’i përdorin paratë. Ato thanë se do të ndërtojnë shtëpi për familjet e tyre, do të arsimojnë fëmijët dhe do të shlyejnë borxhet. “Milioneret” e reja kanë nënvizuar se do të vazhdojnë të punojnë të gjitha në kooperativën e grumbullimit dhe seleksionimit të mbetjeve që i ka bashkuar një vit e gjysmë më parë. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews