Ballina Kronika Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Gradec

Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Gradec

Dje (7 gusht), në ora 14:00, në Departamentin e Policisë së Gostivarit, është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Gradec, në fshatin Sanakos, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të udhëtarëve e tipit “Mercedes” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.R.(25) nga Gradeci dhe poashtu vetura tjetër “Mercedes” me targa të huaja, e drejtuar nga Sh.K.(50) nga Sanakosi.

Në aksident është lënduar rëndë një pasagjer i moshës jomadhore në veturën me targa të Gostivarit, e konstatuar në Qendrën Urgjenten në Gostivar. Një ekip nga DPB- Gostivar, ka inspektuar vendin e aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews