Ballina Bota Avioni privat përplaset në mes të rrugës, 10 viktima, mes tyre një...

Avioni privat përplaset në mes të rrugës, 10 viktima, mes tyre një politikan

10 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që u regjistrua në një zonë turistike në Malajzi.

Avioni privati doli nga kontrolli dhe me një shpejtësi marramendëse u përplas në një autostradë, pak minuta pasi ishte nisur nga një resort luksoz në Elmina in Shah Alam.

Sipas të dhënave, 8 nga viktimat udhëtonin në avion, ndërsa dy të tjerë ishin duke ecur me makinat e tyre. Raportohet se mes viktimave ishte dhe një politikan i lartë në shtetin Pahang.

Momenti i rënies së avionit dhe shpërthimit të tij në flakë është kapur nga shumë kamera sigurie, që i shpërndanë pamjet në rrjetet sociale.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur hetimet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews