Ballina Bota Dalin analizat e ADN-së/Konfirmohet vdekja e Prigozhinit

Dalin analizat e ADN-së/Konfirmohet vdekja e Prigozhinit

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin është konfirmuar si i vdekur pas analizës së ADN-së të trupave të gjetur pas rrëzimit të avionit, thonë zyrtarët rusë, raporton BBC.

Komiteti Hetues thotë se identitetet e të 10 viktimave janë zbuluar dhe se ato përputhen me listën e pasagjerëve, transmeton BBC.

Avioni privat i Prigozhin u rrëzua të mërkurën, duke vrarë të gjithë pasagjerët.

Kremlini hodhi poshtë spekulimet se ishte përgjegjës për aksidentin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews