Ballina Bota Përmbytjet në Kinë, rritet në 30 numri i viktimave

Përmbytjet në Kinë, rritet në 30 numri i viktimave

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në vështrimet që goditën një qytet afër Pekinit, thanë zyrtarët kinezë të shtunën, duke bërë që numri i të vdekurve nga vërshimet e fundit në veri të Kinës të rritet në të paktën 30.

Rastet e vdekjes si pasojë e vërshimeve u raportuan nga zyrtarët në Baoding, rreth 150 kilometra larg Pekinit. Raportohet edhe për 18 të zhdukur në këtë pjesë të vendit, shkruan REL.

Stuhia Doksuri, një ish-tajfun i fuqishëm që e goditi Kinën të premten, i ka sjell shirat më të mëdha në rajon qëkur filluan të bëhen matjet para 140 vjetëve.

Deri të shtunën, më shumë se 600 mijë banorë të Boadingut, i cili ka 11.5 milionë banorë, u evakuuan nga zonat e cilësuara si të rrezikuara nga vërshimet, njoftuan zyrtarët.

Shirat e rrëmbyer që e goditën Kinën verilindore të shtunën, dëmtuan provincat në kufi me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews