Ballina Sport ‘Air Albania’ në festë, Shqipëria ‘fundos’ Poloninë (VIDEO)

‘Air Albania’ në festë, Shqipëria ‘fundos’ Poloninë (VIDEO)

Shqipëria 1-0 Polonia (Kualifikuese Euro 2024, Air Albania)

Shqipëria kërkon një rezultat pozitiv ndaj Polonisë në orën 20.45. Për takimin kualifikues të Euro 2024 që po të luhet në “Air Albania” trajnerët Sylvinho dhe homologu Fernando Santos kanë shuar të gjitha dyshimet, duke vendosur kështu për titullarët.

Numri një i pankinës së kombëtares tonë, Sylvinho si zakonisht i ka qëndruar besnik filozofisë së tij të futbollit, duke luajtur me më të mirët në dispozicion. Vihet re se “timonieri” ka rikthyer si titullarë Strakoshën dhe Uzunin (Në ndeshjen e kaluar luajtën Berisha dhe Seferi).

Te Polonia nuk mungon në sulm ylli Robert Lewandowski, ndërkohë që s’mund të lihet pa përmendur mesfushori Zielinski. Tekniku i polakëve, Santos ka preferuar një miks në formacion, mes lojtarëve me eksperiencë dhe talenteve.Takimi gjykohet nga arbitri spanjoll Jose Sanchez.

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Uzuni; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Polonia: Szczesny, Kaminski, Bednarek, Kedziora, Cash, Zielinski, Kiwior, Szymanski, Krychowiak, Lewandoski, Bereszynski. Trajner: Santos

Minutë pas minute:

60- Gol. Daku realizon pas dy minutash lojë dhe shpërthen në lot.

@tn.lajmelokale Shqipëri-Poloni 2:0 Goli i Mirlind Dakut #milrindaku #tirana #poland #albania #shqipëri #poloni #europeanqualifiers2024 #EuropeanQualifiers ♬ original sound – Tetova News – Lajme Lokale

58- Një kros interesant për Kaminskin, i cili gjuajti lehtë me kokë. Topi kontrollohet me qetësi nga Strakosha. Karton i verdhë për Krychowiak pas një faulli në mesfushë. Largohet Cikalleshi dhe Uzuni, futen Daku dhe Seferi.

55- Godet Lewandowski nga distanca, por bllokohet topi. Më pas, edhe Krychowiak provon ta zgjidhë vetë, por s’ia del.

53- Krosim i rrezikshëm në zonën shqiptare, por largohet topi. Shqipëria e mbyllur prapa, preferon kundërsulmin.

46- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

38- GOOL. Jasir Asani zhbllokon ndeshjen me një gol fantastik nga distanca. Festë e madhe në “Air Albania”.

@tn.lajmelokale Shqipëri-Poloni 1:0 Goli i Jasir Asanit #jasirasani #poland #albania #shqipëri #poloni #europeanqualifiers2024 #EuropeanQualifiers #tirana ♬ original sound – Tetova News – Lajme Lokale


27- Ushtron presion konstant Polonia, sidomos nga krahët. Grushton Strakosha, largon Uzuni.

21- Polonia realizon me Kiwior. Goli vjen pas zhvillimit të një goditje standarte. Lojtari polak u gjend në vendin dhe kohën e duhur. Goli kontrollohet nga VAR dhe akordohet Offside.

19- Rast ideal për kuqezinjtë. Bajrami fut një top tokazi në zonë, poraskush nuk e mbërrin.

15- Nuk ka raste konkrete, Skuadra ruhen shumë në prapavijë.

7- Prova e parë serioze vjen nga Zielinski. Gjithsesi, Strakosha ka në kontroll sferën.

1- Nis ndeshja.

Shënim: Ka flakadanë të hedhur në fushë. Lojtarët përpiqen të qetësojnë tifozët. Gjithsesi ndeshja rifilloi pas disa sekondash.

@tn.lajmelokale
@tetovanews