Ballina Bota Rikthimi i Trumpit e vë nën ethe Perëndimin!

Rikthimi i Trumpit e vë nën ethe Perëndimin!

Trump është shumë përpara rivalëve të tij në garën për nominimin republikan përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, edhe pse ai përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë një për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në 2020. Kërcënimi i tij për të vendosur një tarifë 10%, ose “taksë” për të gjitha importet nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ka shkaktuar tashmë reagime të shumta. Aleatët dhe partnerët paralajmërojnë se një hap i tillë do të shkaktonte një “luftë tregtare gjithëpërfshirëse”

Spektri i një mandati të dytë për Donald Trump po shkakton terror tek aleatët dhe partnerët e SHBA-së. Largimi i tij nga presidenca amerikane u interpretua nga shumë aleatë dhe partnerë si një “kthim në normalitet” për sa i përket marrëdhënieve diplomatike dhe tregtare. Manjati 77-vjeçar i pasurive të paluajtshme tashmë po kërcënon të vendosë tarifa totale prej 10 për qind mbi importet nëse fiton zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Frytet e para të qasjes së tij, për sa i përket tregtisë me aleatët, u dhanë në vitin 2018, kur ai kishte vendosur tarifa për importet e çelikut dhe aluminit që vinin nga vendet e Bashkimit Europian. Administrata Biden vazhdoi negociatat me Brukselin për këtë çështje dhe më në fund arritën një kompromis. Megjithatë, tarifat do të rikthehen nëse nuk gjendet një zgjidhje përfundimtare deri më 31 tetor.

Kërcënimi i një lufte të re tarifore, që do të ndikonte në tregtinë e shumë produkteve, si uiski për shembull, është rikthyer. Të dyja palët mund të bien dakord për të vazhduar negociatat. Megjithatë, rreziku i fitores së Trump në 2024 rrit presionin për një marrëveshje edhe nëse kjo nënkupton se BE duhet të bëjë lëshime.

Një avokat për klientët e korporatave theksoi se zyrtarët e BE-së dhe shefat e biznesit janë të frikësuar vetëm nga ideja se Trump mund të rikthehet. Shqetësimet po intensifikohen bazuar në gjetjet e fundit të sondazhit se 75% e të anketuarve besojnë se Joe Biden është shumë i vjetër për të kandiduar për presidencën e SHBA-së. Ish-presidenti dhe kandidati aktual për nominimin presidencial republikan, Trump ka arritur të fitojë shumë mbështetje në krahasim me kandidatin demokrat. Më konkretisht, vetëm 47% e të anketuarve e shohin Trumpin si shumë të vjetër për të kandiduar për presidencën. Përveç mosmarrëveshjes së çelikut, Brukseli dhe Uashingtoni po negociojnë gjithashtu një marrëveshje vendimtare për mineralet.

LUFTA TREGTARE

Trump është shumë përpara rivalëve të tij në garën për nominimin republikan përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, edhe pse ai përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë një për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në 2020. Kërcënimi i tij për të vendosur një tarifë 10%, ose “taksë” për të gjitha importet nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ka shkaktuar tashmë reagime të shumta. Aleatët dhe partnerët paralajmërojnë se një hap i tillë do të shkaktonte një “luftë tregtare gjithëpërfshirëse”. Nuk dihet nëse Trump do të fitojë. Megjithatë, çdo president i ardhshëm, që vjen nga partia republikane, ka të ngjarë të çojë në ndryshime në marrëdhëniet e SHBA me BE-në, si dhe në qëndrimin e Uashingtonit ndaj Ukrainës.

KONFRONTIME

Disa flasin për një kthesë të afërt në të gjitha çështjet. Nga mbështetja ushtarake për Ukrainën, e cila i ka rezistuar luftës së Rusisë për 18 muaj, deri te përshkallëzimi i bllokimit të vazhdueshëm gjeopolitik me Kinën. Sidomos për çështjen kryesore të Ukrainës, si DeSandes ashtu edhe Ramaswamy – kundërshtarët e tij kryesorë për emërimin, po ndjekin gjerësisht linjën e Trumpit. I pari kishte folur kohët e fundit për “dallimet territoriale” midis Rusisë dhe Ukrainës dhe mbështeti shkurtimin e ndihmës ushtarake për Kievin. Ndërsa Ramaswamy propozoi një zgjidhje që do t’i jepte Rusisë territoret që ajo ka pushtuar dhe do ta mbante Ukrainën jashtë NATO-s, në këmbim të Moskës që t’i jepte fund aleancës së saj ushtarake me Pekinin. Me një qeveri republikane, negociatat janë shumë të ndryshme, theksojnë diplomatët e BE-së. Zyrtarët europianë shpresojnë të avancojnë bisedimet për çelikun, lëndët e para kritike dhe çështje të tjera të ndezura përpara një samiti BE-SHBA të planifikuar për në tetor, megjithëse ende nuk është caktuar një datë.

Në çdo rast, jo të gjithë po “parashikojnë” fatkeqësi për marrëdhëniet tregtare transatlantike nën një presidencë Trump ose republikane. Disa vënë në dukje se, nën Biden, Uashingtoni ka vazhduar të “luajë fort” dhe të minojë rolin e Organizatës Botërore të Tregtisë në gjykimin e mosmarrëveshjeve.

“Toni dhe atmosfera do të ndryshonin, por, në thelb, marrëdhënia tregtare transatlantike vështirë se do të ndryshonte rrënjësisht nën një presidencë Biden ose Trump,” tha David Kleiman, një bashkëpunëtor në institutin e mendimit Bruegel me qendër në Bruksel. Përveç kësaj, analistët ndërkombëtarë theksojnë se megjithëse Trump zbatoi një politikë të jashtme jokonvencionale kur ishte president, ai nuk zbatoi opsione ekstreme. Ai nuk i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga OBT ose NATO , ai nuk i tërhoqi trupat amerikane nga Paqësori. Edhe pse Foreign Affairs thekson se nën Biden, NATO është më e fortë se kurrë dhe se marrëdhëniet e SHBA me vendet e Paqësorit janë në më të mirën e tyre. Ai përfundon duke nënvizuar se “një humbje e re për Trump në zgjedhjet e 2024 do të dërgonte një mesazh të fortë se tendencat izolacioniste dhe populiste në Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt recesionit”.

Megjithatë, shumë analistë besojnë se gjyqet e Trump janë mënyra e vetme për ta penguar atë të fitojë zgjedhjet paraprake republikane, dhe ndoshta nga mandati i tij i dytë në Shtëpinë e Bardhë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews