Ballina Sport Talentë të sportit që kanë lindur jashtë Shqipërisë, do të mund të...

Talentë të sportit që kanë lindur jashtë Shqipërisë, do të mund të marrin me lehtësi shtetësinë shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se me miratimin e ligjit për shtetësi, talentët e sportit që kanë lindur jashtë Shqipërisë, do të mund të marrin me lehtësi shtetësinë shqiptare, përcjell TV21. Rama thotë se kjo vlen edhe për ata që janë nën moshën 18 vjeçe.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, ka shkruar Rama.

@tn.lajmelokale
@tetovanews