Ballina Bota Tërmet i fortë në Napoli të Italisë, njerëzit e kalojnë natën në...

Tërmet i fortë në Napoli të Italisë, njerëzit e kalojnë natën në rrugë (VIDEO+FOTO)

Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Napoli, duke bërë që shumë njerëz në panik ta kalojnë natën jashtë. Lëkundja me magnitudë 4.0 Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, u lokalizua në zonën Pisciarelli, në një thellësi 2.6 km.

https://www.youtube.com/shorts/ZMnYoftVQs4?feature=share

Tërmeti është ndjerë i fortë dhe në disa zona të tjera për shkak se ndodhu shumë pranë sipërfaqes së kores së tokës.

Dëme të vogla u raportuan nga banorët, ndërkohë që policia dhe ekipet e emergjencës dolën në terren për të ndihmuar personat që kaluan natën jashtë

@tn.lajmelokale
@tetovanews