Ballina Bota VIDEO: “Ne jemi përgatitur për të gjithë skenarët”, militantët e Hamasit publikojnë...

VIDEO: “Ne jemi përgatitur për të gjithë skenarët”, militantët e Hamasit publikojnë pamjet e depove me raketa

Forcat e armatosura të Hamasit së fundmi përmes një videoje të postuar në X (ish-Twitter) kanë treguar se si duket depoja e raketave nëntokësore, po ashtu edhe pamjet e lëshimit.

“Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t’u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë,”, kanë thënë grupi i Hamasit.

Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael.

Kështu tha një militant i grupit të Hamasit. Ali Barakeh tha se Hamasi ka një arsenal raketash afatgjatë. Forcat izraelite të mbrojtjes kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës .

Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, 704 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.

@tn.lajmelokale
@tetovanews