Ballina Sport Enis Bardhi rikthehet te goli, shënon ndaj Hatayspor në Turqi

Enis Bardhi rikthehet te goli, shënon ndaj Hatayspor në Turqi

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut Enis Bardhi pas 5 muajve pauzë ka rigjetur rrugën e rrjetës tek Trabzonspori. Shkupjani ka shënuar gol në fitoren 2:0 të ekipit të tij ndaj Hatajaspor, në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës turke.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa të dy golat vendasit i shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht Trezegeut në minutën e 49-të zhbllokoi takimin, ndërsa në minutën e 77-të Bardhi me një goditje jashtë zonës, shënoi një gol të bukur për fitore 2:0 të Trabzonsporit.

Me këtë fitore Trabzonspori ngjitet në vendin e tretë në renditje me 40 pikë, 1 më shumë se Beshiktashi i cili renditet i katërti. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews