Ballina Bota Fermerët italianë paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, gati për të marshuar drejt Romës

Fermerët italianë paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, gati për të marshuar drejt Romës

Mijëra traktorë kanë dalë në rrugët e shumicës së qyteteve italiane, me fermerët që kërkojnë më shumë mbrojtje për produktet vendase, duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës, por edhe të ashtuquajturën Marrëveshje të Gjelbër Evropiane, pra politikat bujqësore të BE-së, të cilat shihen si tepër penalizuese.

Siç bëhet e ditur nga Italia, pak ditë më parë fermerët ishin pramë bllokimit të rrugës kryesore të vendit, autostradës A1. Ndërsa tani janë të vendosur të përshkallëzojnë mobilizimet e tyre, duke lënë të hapur mundësinë e marshimit drejt Romës.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, deklaroi afërsinë e tij me fermerët, ndërsa bëri thirrje që të mos ndodhin akte dhune apo incidente ekstreme, si djegia e flamujve të organizatës së biznesit bujqësor Coldiretti që ndodhi këtë javë në Viterbo. Ditën e hënë ka ndërruar jetë një 56-vjeçar i cili ka ndërruar jetë teksa ka mbetur i bllokuar në trafikun e shkaktuar nga protesta e fermerëve në Kalabri. /vizionplus.tv

@tn.lajmelokale
@tetovanews