Ballina Sport Kampionati Kombëtar Universitar 2024/ Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, kampion në volejboll...

Kampionati Kombëtar Universitar 2024/ Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, kampion në volejboll për femra

Universiteti “Fan S. Noli” u shpall kampion për herë të dytë i Kampionatit Kombëtar Universitar në volejboll për femra, duke fituar sërisht të drejtën që vajzat e universitetit të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojrat Europiane Universitare që do të zhvillohen në muajin korrik në Hungari. Këtë të martë rektori i universitetit Prof. dr. Dhimitri Bello, ka pritut vajzat e ekipit në një takim duke i falenderuar për përfaqësimin dinjitoz  në këtë kompeticion.

Vajzat e ekipit dhe trajneri i tyre arritën të mbajnë kreun e renditjes në këtë kampionat, duke i sjellë Univesitetit “Fan Noli” një tjetër trofe të merituar.

Finalet e këtij kampionati kombëtar organizuar nga Federata Shqiptare  e Sportit Universitar për të tretin vit radhazi, bënë bashkë 280 studentë nga 13 universitete publike dhe private të Shqipërisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews