Ballina Kronika Makinat përplasen kokë më kokë, njëra shpërthen në flakë! Publikohen pamjet e...

Makinat përplasen kokë më kokë, njëra shpërthen në flakë! Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë ku një person humbi jetën, 4 të tjerë u plagosën

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e të dielës në rrugën Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta, ku për pasojë një person humbi jetën, ndërsa 4 të tjerë u plagosën.

Në pamjet e publikuara nga News24, shihet momenti i përplasjes së dy makinave. Goditja ka qenë aq e fortë, sa njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë.

Policia tha se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai”, shtetasit K. H dhe shpejtësia tej normave te lejuara.

Njoftimi i policise:

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai”, shtetasit K. H dhe shpejtësia tej normave

@tn.lajmelokale
@tetovanews