Ballina Diaspora Shqiptari nga Amerika kërkon falje për sjelljen e pahijshme në avionin zviceran...

Shqiptari nga Amerika kërkon falje për sjelljen e pahijshme në avionin zviceran (VIDEO)

Shqiptari 24-vjeçar Lekë L., gjatë një fluturimi me kompaninë zvicerane Swiss nga New Yorku për në Cyrih, është rebeluar në avion. Tani, ai dëshiron të kërkojë falje për „sjelljen e tij të tmerrshme“.

Shqiptari nga New Yorku Lekë L. ka dashur të fluturojë nga mesi i janarit prej New Yorku për në Cyrih, e më pas në Kosovë.

I dehur dhe agresiv, kështu ishte ulur shqiptaro-amerikani Lekë L. (24) me 182 pasagjerë të tjerë në avionin e kompanisë zvicerane „Swiss“, e cila më 13 janar ka filluar udhëtimin prej New Yorkut për në Cyrih. Gjatë fluturimit, situata ka eskaluar. Ai bëhet kokëfortë duke mos zbatuar këshillat e ekuipazhit. Fluturimi është dashur të ndërptitet, duke aterruar urgjentisht në Neufundland.

Pasi për kompaninë Swiss siguria është prioriteti më i lartë, ekuipazhi ka vendosur që të aterrojë në ndërkohë në vendin më të afërt, në këtë rast në Gander. Pasagjeri agresiv atje iu është dorëzuar autoriteteve vendore.

„Nuk më kujtohet aspak, isha aq i dehur“, ka spjeguar për „20 Minuten“, përcjellë Shtegu.com. „Vetëm e di ate që ma kanë rrëfyer të tjerët“. Psh e ëma e tij e cila e ka shoqëruar gjatë fluturimit. Ai turpërohet për veprimet e tij, duke theksuar se e ka dëshpëruar t`ëmën, i ka penguar udhëtarët e tjerë dhe e ka keqtrajtuar ekuipazhin e avionit. „Për sjelljet e mia kërkoj falje“, ka shtuar Lekë L.

Më tej, ai ka sqaruar se në jetën e tij gjithnjë ka pasur probleme, të cilat kanë rrjedhë si pasojë e konsumimit të alkoolit. Javët e fundit para nisjes për në Kosovë, situata është përkeqësuar. „Zemrën e kisha të thyer pasi u ndamë me dashurinë e jetës, Ana“. Nga ana tjetër, ai kishte punuar në sipërmarrjen e dajës së vet, punë të cilën e kishte refuzuar pak para se të nisej në Kosovë. „U zura me djalin e dajës në një debat të ashpër dhe nuk munda të qëndroj më tepër“.

Ditën e udhëtimit, ai ishte emocionuar pa masë. Në këtë mënyrë, në një Duty-free ka dashur të blejë vetëm cigare. „Papritmas, sytë më shkuan në një shishe Hennessy, e cila qëndronte në një kënd“. Ai është adhurues i flaktë i konjakut dhe mendoi që shishen ta hapë në Kosovë. Mirëpo vendosi ndryshe, duke e hapur gjatë fluturimit dhe duke e konsumuar gjysmën e shishes.

Nga ky moment, Leka nuk ka qenë në vete. Është ngritur dhe ka shkuar në tualet. „Kur u ktheva, shishja ime nuk gjendej më“, e përkujton çastin Lekë L. Në këtë gjendje të dehur, ai zemërohet pa masë duke u sjellë në mënyrë agresive. Pas kësaj, atij nuk i kujtohet më asgjë, me përjashtim se si është zgjuar në spitalin në Gander.

„Një polic më rrëfeu se çfarë ka ndodhur me mua“, vazhdon më tej Lekë L. Pas procedurës juridike, ai e pranoi fajin duke realizuar një marrëveshje me mbrojtësin e tij dhe prokurorinë. Në vend të dënimit në një shumë prej rreth 10 mijë dollarë kanadezë, Leka ka qëndruar në burg për dhjetë ditë, të cilat i janë llogaritur nga një ditë e gjysmë.
Sipas tij, ai nuk pretë më gjoba të tjera edhe pse sjellja e tij ka detyruar avionin të aterrojë në ndërkohë. Kompania zvicerane „Swiss“ nuk është pronocuar lidhur me rastin. Megjithatë, zëdhënësja Karin Müller ka spjeguar: „Në rast të aterrimit të paplamifikuar, arsyeja e këtij veprimi shqyrtohet në detaje. Hapat e mëtejmë eventualë nuk i komunikojmë publikisht“.

Për Lekë L. ky fluturim ka qenë një përvojë e këndshme: „Ishte një mësim se si duhet ta vlerësoj familjen time dhe gjerat e tjera. Tani më nuk do të konsumoj asnjëherë alkool, pasi kam marrë një leksion të mirë“, ka përfunduar Lekë L. (Shtegu.com)

 

Në vegzën e mëposhtme mund ta ndiqni Lekë L. duke kërkuar falje:

 

http://www.20min.ch/schweiz/news/story/-Ich-weiss-nichts-mehr–so-betrunken-war-ich–21006187