Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov më 24 prill do të dalin para gjyqit, si të akuzuar në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Titanik 2”, bën të ditur Makfaks.
Të akuzuar janë edhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.
Të gjithë të akuzuarit, përveç Mijallkovit do të përgjigjen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, kurse Mijallkovi do të përgjigjet për “pranim shpërblimi për ndikim të jashtëligjshëm”.
Ndryshe, nga bisedat e përgjuara mund të kuptohet se si Mijallkov dhe Thaçi pajtohen për votimin e parashtresave në KSHZ. Dy materiale të përgjuara do të jenë dëshmi dhe janë pranuar nga Gjykata e Apelit.