Një garë me varka ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Shtatëmbëdhjetë veta kanë vdekur nga aksidenti i ndodhur me varka në jug të Kinës, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Aksidenti i varkave që quhen “dragon” besohet të jetë shkaktuar nga rrymimet e forta.
Varka e gjatë dhe e drejt e mbushur me pedalistë u kthye mbrapshtë të shtunën dhe gjithashtu edhe një tjetër që arriti në vendin e ngjarjes u përmbys, thuhet nga mediat kineze.
Në total, gati 60 veta kishin mbetur në ujë, në lumin e qytetit Guilin.
Por, 40 veta arritën të shpëtonin, pasi u nxorën jashtë nga varkat.
Kishte mbi 200 shpëtues që u dërguan të ndihmojnë, shkruan agjencia e lajmeve Xinhua.
Gara me varka dragon është e famshme në Kinë dhe pjesë tjera të Azisë, ku gjatë Festivalit të Varkave Dragon në Kinë është ditë kombëtare pushimi.