Serbia është një shtet në Ballkan, ku vende si Shqipëria dhe Mali i Zi janë anëtare të NATO, kurse në Kosovë gjendet një nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA në Europë. Gjithashtu ky shtet po bën gjithçka, për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, vendet e të cilit janë gati të gjitha anëtare të Aleancës.
Por pavarësisht nga kjo, Serbia ka një buxhet jashtëzakonisht të lartë krahasuar me fuqinë e saj ekonomike, dedikuar forcave të armatosura.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi dje se ushtria e Serbisë duhet të jetë e gatshme që në çdo moment dhe të jetë faktor i fuqishëm i prapësimit, për çdo agresor të mundshëm.
Në pritjen solemne me rastin e 23 prillit, Ditën e Ushtrisë së Serbisë Vuçiç ka thënë, se nga buxheti i shtetit në vit ndahen 600 milionë euro për ushtri, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Ai ka shtuar se kjo shumë nuk është e madhe në krahasim me shtetet e fuqishme.
“Do të ndajmë edhe më shumë, por do të kërkojmë edhe më shumë rezultate”, deklaroi ai./sn/