Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është një hap që Shqipëria po punon ta hedhë në muajin qershor, pavarësisht vështirësive për bindjen e vendeve skeptike.
Vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama tha në Top Show se është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë patjetër brenda vitit 2018, duke kujtuar se mundësia e radhës është në muajin dhjetor.
“Ne po punojmë që negociatat t’i hapim në muajin Qershor, por është shumë e rëndësishme që ky hap të ndodhë edhe në Dhjetor, mjafton të jetë brenda vitit 2018. Kjo sepse vitin e ardhshëm është periudhë zgjedhjesh në Bashkimin Europian dhe unioni mund të përballet me një sërë ndryshimesh, gjë që mund të komplikojnë rrugën tonë drejt integrimit”.