Ballina Aktualitet Rajoni Basha: Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat, Rama po mashtron

Basha: Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat, Rama po mashtron

Për Lulzim Bashën, BE nuk ka as vendim pozitiv dhe as datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Basha i quajti mashtrim deklaratat e qeverisë për hapjen e ‘dritës jeshile’ për negociatat.

“Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat.E vërteta është se negociatat nuk janë hapur, por se ka mundësi të hapen në vitin 2019 nëse plotëson kushtet…Qeveria, Edi Rama, makina e saj e propagandës ka zgjedhur të mashtrojë shqiptarët. Këshilli Europian nuk do e shqyrtojë fare nesër cështjen e Shqipërisë. Mashtrimi dhe gënjeshtra janë e vetmja gjë që Rama di të bëjë. Janë 3 hapa për t’u ndërmarrë deri në vendimin e Qershorit 2019. Do të ketë një tjetër raport nga Komisioni për përmbushjen apo jo të kushteve që i janë vënë Shqipërisë; Hapja e negociatave do të duhet të diskutohet nga parlamentet e atyre vendeve që e kërkojnë këtë procedurë për të autorizuar apo këshilluar qeveritë përkatëse; Vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet atëherë do të futet në axhendën e vendimmarrjes në Këshillin Europian në Qershor 2019.”, tha Basha

Lideri i PD theksoi se ‘do të na duhet që të gjithë sëbashku të ndryshojmë thellë’, ndërsa gjeti edhe fajtorët për vendimin negativ të BE, sipas tij

“Mos hapja e negociatave është një lajm i keq dhe i hidhur, por një realitet për Shqipërinë. Do të na duhet që të gjithë sëbashku të ndryshojmë thellë. Gjuha që përdori KE tregoi se nuk është refuzim për shqiptarët, pasi rruga drejt BE është e hapur. Mos hapja e negociatave është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit të qeverisë Rama. Mos hapja e negociatave është refuzim i Tahirit, Ramës, Xhafajt, Roshit, Gjiknurit, Ahmetajt dhe i kupolës qeveritare të lidhur me krimin dhe drogën”, tha Basha/

Javanews.al/a.ç