Kuvendi i Serbisë sot ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për përkrahje financiare familjeve me fëmijë me të cilat shtohet shtesa financiare për prindërit për fëmijën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.
Me ligj, sipas medieve serbe, është paraparë që prindërit, nga 1 korriku i sivjetmë, për fëmijën e parë të marrin ndihmën afatshkurtër me shumë 100 mijë dinarë (rreth 900 euro), për fëmijën e dytë 10 mijë dinarë në muaj (rreth 90 euro), për fëmijën e tretë 12 mijë dinarë në muaj (mbi 100 euro) dhe për fëmijën e katërt 18 mijë dinar (mbi 170 euro).
Këto shtesa për fëmijë do të jepen deri në moshën 10-vjeçare.